Gjermania pritet të mbajë zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt.
Kjo pas një marrëveshjeje të arritur të martën në mëngjes nga grupet parlamentare të Socialdemokratëve (SPD) dhe opozitës konservatore CDU/CSU.
Ndonëse data duhet të konfirmohet zyrtarisht nga presidenti Frank-Ëalter Steinmeier.
Qeveria trepalëshe ra pas largimit të ministrit të Financave, Christian Lindner, i partisë pro-biznesit FDP, nga kabineti, për shkak të një grindjeje të gjatë mbi mënyrën e mbushjes së një hendeku shumëmiliardësh në buxhetin kombëtar.
Menjëherë pas kësaj, FDP u tërhoq nga koalicioni, duke lënë qeverinë pa shumicën parlamentare.
Kancelari Olaf Scholz, nga SPD, do të mbajë një fjalim në parlament të mërkurën, ku pritet të shpallë një votim besimi për qeverinë, të cilin koalicioni pritet ta humbasë, duke hapur kështu rrugën për zgjedhjet. Votimi mund të zhvillohet më 18 dhjetor.
Që nga tërheqja e FDP-së, Socialdemokratët (SPD) dhe Partnerët e Gjelbër (Green) kanë vazhduar të udhëhoqen si një qeveri pakicë.
Scholz, i cili dëshiron të kandidojë sërish për kancelar, fillimisht sugjeroi zhvillimin e zgjedhjeve në fund të marsit, por u detyrua të përshpejtonte procesin pas presionit nga CDU dhe Partnerët e Gjelbër, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Enigma.