Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka deklaruar sot se rasti kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, mund të përfundojë në prill të vitit 2025.
Ajo theksoi se procesi gjyqësor është duke ecur përpara dhe se puna e gjykatës po vazhdon me intensitet të lartë, pavarësisht sfidave të natyrshme që lidhen me natyrën e çështjeve të tilla, transmeton Gazeta Enigma.
Ajo ka thënë se Prokuroria i ka komunikuar se janë 43 dëshmitarë dhe data e fundit është më 8 prill për t’i dëgjuar, teksa ka përmendur edhe faktin se Prokuroria ka vendosur për t’i larguar 14 dëshmitarë.
“Kjo është politikë e fortë që është kryer në një sërë konferencash me palët. Numri fillestar i dëshmitarëve ishte 152, e pastaj Prokuroria tha se mund të shtojë të tjerë me numër të përgjithshëm 350. Kjo është një prej të dhënave që është marrë për efikasitetin në këtë rast. Shumë hapa janë ndërmarrë, mendimi i gjyqtarëve është se ndoshta prokurori mund të përfundojë rastin në fillim të prillit, ndoshta edhe më herët”, tha Trëndafilova
Ajo tha se ky është një rast voluminoz.
“Kemi dhjetë akuza për secilin të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. 153 viktima të përkatësive të ndryshme etnike, shqiptarë, serbë, romë, egjiptianë. Prandaj kemi etni të ndryshme të njerëzve. Dua të sqaroj të gjithëve që janë të interesuar, nuk duhet të mendoni se gjyqtarët po u japin të gjithëve statusin pjesëmarrës, u japin statusin e viktimave të supozuara, dhe kemi kritere të ashpra që duhet të përmbushen në mënyrë që dikush të jetë në gjendje të marrë pjesë në procedura si dëshmitar.
I kam detyrat e mia jo vetëm të presidentes por edhe gjyqtares, ajo që më është komunikuar nga Prokuroria është se janë 43 dëshmitarë dhe data e fundit është më 8 prill për t’i dëgjuar. Javën e kaluar Prokuroria vendosi për t’i larguar 14 dëshmitarë”, është shprehur ajo./GazetaEnigma/