Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur krenari të thellë për performancën e jashtëzakonshme të ushtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë stërvitjes fushore “Ujku i Çeliktë”.
Kjo stërvitje, e realizuar nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë së Forcave Tokësore të FSK-së, u vlerësua si një demonstrim i shkëlqyer i aftësive profesionale dhe gatishmërisë operacionale të forcave të sigurisë, shkruan Gazeta Enigma.
Presidentja Osmani theksoi se ky ushtrim ka pasur një rëndësi të veçantë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe për përgatitjen e FSK-së për çdo sfidë të mundshme.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani theksoi se kjo stërvitje është një demonstrim i qëndrueshmërisë, guximit dhe shpirtit të pazëvendësueshëm të Ushtrisë sonë, që ka një angazhim të palëkundur për mbrojtjen e shtetit të Kosovës.
“Krenarë me vajzat dhe djemtë e Ushtrisë sonë, të cilët Kosovën e kanë mbi të gjitha!” shkruan Osmani./GazetaEnigma/