Rahovec: Zhduken dy vajza, njëra është e mitur

Rahovec: Zhduken dy vajza, njëra është e mitur

Dy vajza janë raportuar të zhdukura në Rahovec, ndërsa njëra prej tyre është e mitur. Policia ka njoftuar se për rastin e vajzës së mitur është raportuar se ajo ka largohet nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.

Sipas informacioneve të dhëna nga personi që ka raportuar rastin, kjo nuk është hera e parë që vajza largohet nga shtëpia, shkruan Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për gjetjen e vajzës dhe për të sqaruar rrethanat e largimit të saj. Akoma nuk ka detaje të tjera për këtë rast, por hetuesit po punojnë për zbardhjen e situatës.

“Rr. Xhelal Hajda, Rahovec  13.11.2024 – 16:30. Me 15.11.2024 është raportuar se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer, sipas ankueses viktima e ka përsërit këtë rast edhe disa herë më parë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, në rastine dytë është raportuar se hera e fundit qe familja ka kontaktuar me të ka qenë data 13 e këtij muaji.

“Rr. Xhevat Elshani, Rahovec 08.11.2024 – 11:00. Me 15.11.2024 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe hera e fundit qe familja ka kontaktuar me të ka qenë data 13.11.2024. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport./GazetaEnigma/

Related Articles