Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon me targa serbe në pikën e kalimit kufitar të Bërnjakut.
Furgoni ishte duke udhëtuar në drejtim të Kosovës dhe drejtohej nga një shtetas i Serbisë, i cili po transportonte shtatë pasagjerë të tjerë, të gjithë shtetas të Serbisë, shkruan Gazeta Enigma.
Gjatë kontrollit në çantën e tij, policia ka bërë të ditur se është gjetur një thikë dhe një këllëf të padeklaruar.
“Njësiti policor ka ndaluar një automjet furgon me targa serbe të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe me atë automjet ai po i transportonte shtatë pasagjerë të tjerë të gjithë shtetas te Serbisë”.
“Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit është gjetur një thikë dhe një këllëf të pa deklaruar. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./GazetaEnigma/