Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar për vrasjen që ndodhi në qendër të atij qyteti, duke thënë se ky lajm ka qenë i papritur dhe i kobshëm.
Elezaj ka shprehur ngushëllime për familjen e dy personave që mbeten sonte të vrarë.
“Me dhimbje e pikëllim të madh kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbetën të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë”.
“Ky lajm i papritur e i kobshëm tronditi thellë jo vetëm familjen e dy të ndjerëve, por na preku thellë të gjithëve. Në emrin tim dhe të komunës së Klinës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin”, thuhet tutje në shkrimin e Elezajt.