Një person i moshës rreth 64-vjeç është hedhur nga lartësia rreth orës 19:00, në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë.
Policia shqiptar njofton se bëhet fjalë për shtetasin Z. B., i cili është dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Shkaku i këtij rasti ende nuk dihet, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se 64-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor./tch