Kombëtarja e Kosovës nesër pret në “Fadil Vokrri”, Lituaninë.
Një ditë para ndeshjes, trajneri Franco Foda, ka bërë një ndryshim tek lojtarët e ftuar.
Kjo për shkak të gjendjes shëndetësore të porterit Amir Saipi.
Ai është liruar nga grumbullimi pas konsultimit me stafin mjekësor, derisa në vend të tij është ftuar portieri i Llapit Ilir Avdyli.
“Saipi nuk ka marrë pjesë as në seancën e sotme stërvitore për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është vendosur që të lirohet nga grumbullimi”, thuhet në njoftimin e FFK-së transmeton Gazeta Enigma.