Ndërmarrja “Trepça” ka larguar përkohësisht nga puna një punëtor, pasi ai kishte munguar në punë pa arsye.
Kjo masë është marrë në përputhje me rregullat e brendshme të kompanisë, për të siguruar disiplinën dhe rendin në ambientin e punës, shkruan Gazeta Enigma.
“Më 19.11.2024 z.I.S. është larguar përkohësisht nga puna me vendim me nr.prot:7217 të kryeshefit ekzekutiv të “Trepça SH.A. Për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.7 i rregullores nr.prot: 2906 të 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të “Trepça” SH.A., për shkak se si ka munguar në punë pa arsye”, thuhet në njoftimin e “Trepçës”./GazetaEnigma/