Kurti takon Shkurte Fejzën, flasin për tema të aktualitetit – theksojnë rëndësinë e promovimit të kulturës kombëtare

Kurti takon Shkurte Fejzën, flasin për tema të aktualitetit – theksojnë rëndësinë e promovimit të kulturës kombëtare

Shkurte Fejza ka festuar 63 vjetorin e lindjes.

Në shenjë respekti për veprimtarinë e saj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar këngëtarën e njohur shqiptare.

Pas takimit me Fejzën, ai është shprehur se kanë folur për shumë tema të aktualitetit, por mbi të gjitha siç tha ai, për domosdoshmërinë e promovimit sa më të madh të kulturës sonë kombëtare.

Më tej Kurti u tha se pasuria kulturore e Kosovës është me vlerë për çdo gjeneratë në Kosovë dhe sidomos kënga jonë vendore është siç u shpreh ai, po aq me peshë për njohjen e Kosovës jashtë vendit në botë.

“Dje, e madhja e popullit shqiptar, Shkurte Fejza mbushi 63 vjet. Para pak kohësh, bashkë në një organizim madhështor ia shënuam 50-vjetorin e karrierës. Sot ishim në Suharekë dhe e vizituam Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”, ndër investimet më të mëdha të qeverisë në infrastrukturën kulturore të vendit”.

“Me Shkurten folëm për shumë tema të aktualitetit tonë, por mbi të gjitha për domosdoshmërinë e promovimit sa më të madh të kulturës sonë kombëtare. Pasuria kulturore e Kosovës është me vlerë për çdo gjeneratë në Kosovë dhe sidomos kënga jonë vendore është po aq me peshë për njohjen e Kosovës jashtë vendit në botë. I urova shëndet e jetë të gjatë, me dëshirën që përveç Prishtinës e qyteteve tjera, tash e tutje ta dëgjojmë duke interpretuar edhe në skenën e bukur të shtëpisë së kulturës në Suharekë”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Enigma

Related Articles