Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese në Serbi e ka legalizuar pasivizimin e adresës së një shqiptari nga Medvegja, raporton Gazeta “Enigma”.
Lutfiu përmes një postimi në profilin e tij në Facebbok ka njoftuar se Safet Demirit i është refuzuar ankesa nga kjo gjykatë për kthimin e adresës.
Tutje ai ka shpeguar se edhe institucioni më i lartë i drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave.
“Safetit i është hapur rruga për në Strasburg dhe ai do ta ndjekë atë. Ky spastrim etnik duhet të ketë verdikt ndërkombëtar, prandaj i ofroj mbështetjen time të plotë Safet Demirit”, sqaroi më tej Lutfiu. /Gazeta Enigma/