Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mesditë, në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, si pasojë e të cilit tre persona kanë mbetur të lënduar, raporton Enigma.
Përveç të lënduarve, si pasojë e këtij aksidenti ku u përfshinë tri vetura, janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur detaje nga ky aksident.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo për Enigmën.