Një 13 vjeçar ka humbur jetën në një pishinë në Gjakovë, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës, ku thuhet se viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar 13 vjeç dyshohet se është mbytur në pishinë. I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjakovës pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.