Pasi i kërkoi të ndalon veturën, prishtinasi tenton ta shkel me veturë policin

Pasi i kërkoi të ndalon veturën, prishtinasi tenton ta shkel me veturë policin

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka raportuar se gjatë kohës sa ishte në detyrë, ishte kanosur nga tre persona, raporton Gazeta “Enigma”.

Pas dhënie së urdhrit për ndalje, njëri prej të dyshuarve, kishte tentuar ta shkel policin me veturë.

Polici ka pësuar lëndime trupore, dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 06.07.2021 – 04:00. Viktima mashkull kosovar pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se derisa kishte qenë në kryerje të detyrës afër një parkingu aty kishte vërejtur një veturë të dyshuar nga e cila kishin dalë tre persona të cilëve u kishin dhënë urdhër për ndalje, por dy prej tyre kishin ikur kurse një ishte futur në veturë dhe kishte filluar ta ngas veturën me shpejtësi mbrapa ku si pasojë e kishte goditë viktimën-zyrtarin e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Enigma.

Related Articles