Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë në adresimin e presidentes Vjosa Osmani në Kuvend, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Tiem Kadrijaj.
“Arsyeja pse nuk marrim pjesë është se presidentja nuk e ka lujtur rolin që i takon në kushtetuese, dhe është përshtatur në politikat e Vetëvendosjes”, tha Kadrijaj për “Enigmën”.
Kujtojmë se pos AAK-së, edhe PDK-ja ka thënë përmes një komunikate për media se do ta bojkotojë fjalimin e të parës së shtetit. /Gazeta Enigma/