Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sonte ‘Turneun e Ndryshimit’ në Obiliq.
Kreu i LDK-së dhe kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, shprehu kënaqësinë që qytetarët e Obiliqit i janë përgjigjur thirrjes së tij, shkruan Gazeta Enigma.
“Me këtë tubim, kaq masiv, në një qytet kaq simbolik, ju i paskeni dhënë kushtrim uraganit të fitores sonë të madhe. I paskeni dhënë vulën e shumëpritur, se Lidhja Demokratike e Kosovës është ngritur tashmë në këmbë; është kthyer tashmë në rrënjë. Dhe në këmbë e në rrënjë, LDK është e pandalshme, dhe ne këmbë e në rrënjë LDK është e pandashme”, tha Abdxhiku.
Abdixhiku tha tutje se “ky është Obiliqi i LDK-së”.
“Jemi mes popullit tonë, jemi mes familjeve tona, jemi mes të djathtëve të vendit, jemi aty ku na keni kërkuar të jemi gjithnjë. Prandaj, këtë LDK mbrojeni, këtë LDK, lartësojeni, këtë LDK mbështeteni; sepse është e juaja, është e popullit, është e vet Kosovës”, tha Abdixhiku./GazetaEnigma/