Një rast tragjik ka ndodhur të enjten në qytetin e Gjilanit, ku një person ka pasur përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore dhe ka ndërruar jetë më pas në spital.
Sipas informacioneve të policisë, dje në mesditë, babai e ka gjetur pa ndjenja djalin e tij, i cili menjeherë është dërguar në emergjencë për të pranuar ndihmë mjekësore, njofton Gazeta Enigma.
Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve mjekësore, ai nuk ka arritur të mbijejojë dhe ka humbur jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet nga Insituti i Mjekësisë Ligjore (IML), të cilët kanë tërhequr trupin e pa jetë të viktimës dhe e kanë dërguar për obduksion./GazetaEnigma/