Bora e mbrëmshme ka bërë që stadiumet të jenë të mbulura nën petkun e saj.
Vende-vende bora është shkrirë, diku edhe u desh të largohej.
Në Fushë-Kosovë zgjodhën një mënyrë tejet interesante për ta larguar borën nga fusha e stadiumit.
Me ndihmën e një veture Golf 4, dhe me ndihmën e stafit të klubit, fusha e stadiumit u bë e gatshme për lojë.
Aty është duke u zhvilluar ndeshja e Ligës së Parë ndërmjet Fushë Kosovës dhe liderit, Prishtinës së Re.