Nga sot qytetarët e moshës mbi 40 vjeç, mund të caktojnë termin për vaksinim përmes platformës e-Kosova

Nga sot qytetarët e moshës mbi 40 vjeç, mund të caktojnë termin për vaksinim përmes platformës e-Kosova

Kategoria e qytetarëve të moshës mbi 40 vjeç, nga sot mund të caktojnë termin për vaksinim përmes platformës e-Kosova.

Siç njoftohet nga MSh, Në të njëjtën kohë termine mund të caktojnë edhe kategoritë të cilat më herët janë përfshirë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 si:

Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe (me dëshmi mjekësore);

Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;

Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

Zyrtarët publikë;

Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit;

Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror;

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”;

Zyrtarët doganorë;

Gazetarët;

Gastronomia-dëshmi kontrata e punës.

Related Articles