Themeluesja e sipërmarrjes “Krusha” Fahrije Hoti, po i mohon akuzat e ministrit të Bujqësisë Faton Peci, raporton Gazeta “Enigma”.
Ky i fundit ditë më parë ka deklaruar se “në vitin 2017 dikasteri që ai tashmë udhëheq e ka paditur këtë Kooperativë dhe i ka kërkuar kthimin e 17 mijë e 800 eurove që i kishin fituar si grant.
Hoti kërkoi nga Peci që të kërkojë falje, për këtë “njollosje”.
Ajo derisa pranoi se vërtetë i ishte anuluar një grant, por pa iu dhënë arsyetime, u shfaq këmbëngulëse, se as nuk ka pasur padi ndaj saj, e as kërkesë për kthim mjetesh.