Kryeministri Kurti bashkë me ministrin Çeku e kanë takuar arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakovic.
“Gjersa dje ishin bashkë prezent në ceremoninë solemne me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, sot diskutuan mbi trashëgiminë dhe rëndësinë e Bibliotekës.”
Në takim është diskutuar nevoja dhe rëndëisa për renovimin e Bibliotekës.
“Në takim u trajtua dhe nevoja e rëndësia për renovimin e Bibliotekës dhe hartimit të projektit arkitektonik, proces në të cilin ka qenë i përfshirë dhe është konsultuar edhe arkitekti e akademiku kroat, si ideues i këtij objekti.”
“Më tej, kryeministri foli dhe rreth investimeve dhe vëmendjes që qeveria ia ka kushtuar jo vetëm në ruajtjen e trashëgimisë dhe memories kolektive që zotëron biblioteka, por edhe digjitalizimit të kësaj trashëgimie. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj z. Mutnjaković për kontributin e tij si dhe prezencën në Kosovë me rastin e shënimit të 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare.”