Ndërroi jetë në fushën e futbollit, shokët e skuadrës Trepça ’89 ende ruajnë vendin e Erjonit

Ndërroi jetë në fushën e futbollit, shokët e skuadrës Trepça ’89 ende ruajnë vendin e Erjonit

Dy vite më parë futbolli vendor ishte tronditur nga një lajm për vdekjen e një sportisti të ri, që kishte ambicie të mëdha për pasionin e tij.

Bëhet fjalë për Erjon Kajtazin, futbollistin e grupmoshave U19, të Trepça 89.

Kajtazi kishte ndërruar jetë në fushë teksa po luante ndeshje, pas një ataki kardiak.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor ai nuk arriti t’i mbijetonte sulmit.

Ndonëse ka kaluar pak kohë nga vdekja e tij, në zhveshtoren ku ai ndërrohej gjatë stërvitjeve, ende vendi i tij qëndron i zbrazët.

Kështu njofton gazetari Shkumbin Kajtazi.

Shokët e futbollistit tashmë të ndjerë, në shenjë respekti dhe kujtese për të, asnjëherë nuk shfrytëzojnë vendin ku ai ndërrohej dhe linte gjësendet e tij.

“Kesh sot në stadiumin që mban emrin Erion Kajtazi dhe takova shokët e tij. Mbeta i shtangur kur u futëm në zhveshtore dhe dëgjova e pashë një nga shokët teksa bënte me gisht nga një vend i zbrazët dhe tregonte se “ky ishte vendi i Erit”.

Nuk më kishte treguar kurrë askush që vendi i tij mbahej i zbrazët në zhveshtore dhe nuk ulej askush. Të gjitha vendet e tjera të mbushura me gjëra, veç vendi i Erit i zbrazët. Shokët po e ruanin si kujtim për shokun e tyre të skuadrës.

“Kërkush s’mundet me nxanë venin e Erit, ai oshtë veç i tij”, tha një nga shokët me sytë e mbushur me lot.

Nuk mund t’ua shpjegoj krenarinë që ndjej me respektin dhe kujtimin e ndjerë që shokët i bajnë Erit, edhe tash kur po mbushen dy vite nga vdekja e tij”, thuhet në postimin e gazetarit Kajtazi. /Gazeta Enigma

Related Articles