Dokumentari i Kukës, Hovenieri: Përkushtimi i tij e vendosi Xhudon e Kosovës në skenën globale

Dokumentari i Kukës, Hovenieri: Përkushtimi i tij e vendosi Xhudon e Kosovës në skenën globale

Dokumentarin “SENSEI” të Driton “Toni” Kukës e ka parë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në një postim në “X”, Hovenieri ndau një fotografi krah Kukës dhe theksoi se përkushtimi i tij ka kontribuar në vendosjen e xhudës së Kosovës në skenën globale, shkruan Gazeta Enigma.

“Frymëzuar nga filmi dokumentar SENSEI, Driton Toni Kuka, Made in Kosova, një histori prekëse e arritjeve të mikut tim Toni. Përkushtimi i tij e ka vendosur Xhudon e Kosovës në skenën globale dhe rrugëtimi i tij pasqyron qëndrueshmërinë dhe talentin e popullit të Kosovës”, ka shkruar ambasadori./GazetaEnigma/

Related Articles