Në oborrin e policisë në Zveçan, persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
“Zveçan 26.11.2024, 23:55. Është raportuar se nga persona të panjohur janë hedhur dy granata dore në oborrin e stacionit policor, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, njofton PK. /Gazeta Enigma