Në ditën e Flamurit, Kosovare Asllani me Suedinë luan kundër Serbisë në Leskovc

Në ditën e Flamurit, Kosovare Asllani me Suedinë luan kundër Serbisë në Leskovc

Të enjten, në finalen e barazhit për kualifikim në Kampionatin Evropian të femrave, do të përballen Serbia me Suedinë në Leskovc.

Kjo ndeshje, për serbët do të jetë e çuditshme pasi për Suedinë luan, Kosovare Asllani.

Për këtë të fundit, mediat në Serbi veçse kanë nisur të raportojnë, duke thënë se ajo feston me simbolin e shqiponjës dykrenare.

“Përfaqësuesja e femrave e Serbisë në futboll, të enjten nga ora 18:00 do të presë përzgjedhjen e Suedisë në Leskovc në finalen e barazhit për kalim në kampionatin evropian, ndërsa një prej lojtareve kyçe të ekipit suedez do të jetë Kosovare Asllani e cila njohët si ‘Zllatani femër’ por edhe për gjestet provokuese, mbi të gjitha për festimin e golave me shqiponjën e improvizuar”.

Related Articles