Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll në U20 te djemtë, do të grumbullohet nga e enjtja më 8 korrik 2021.
Tashmë shtabi tekniki udhëhequr nga selektori Faton Mustafa, e ka paraqitur listën e gjerë të të ftuarve, për ta përgetitur përfaqësuesen për BVA Kampionatin Ballkanim, që nga 20-24 korrik mbahet në Prishtinë,
Grumbullimi i parë seleksionues i përfaqësueses do të bëhet nesër me 8 korrik nga ora 15:30, në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sporteve në Prishtinë.
Në Ballkanikun U20 pritet pjesëmarrje e 7 shteteve që e kanë konfirmuar prezencën e tyre në këtë garë.
Pas grumbulllimeve të para, selektori Mustafa do të përpilojë listën e ngushtë të të ftuarve, bazuar në lojtarët që e gëzojnë formën më të mirë.