Në Vlorë sapo ka nisur ceremonia zyrtare në kuadër të festimeve për Ditën e Pavarësisë.
Atje ndodhen krerët më të lartë të shtetit shqiptar, presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë gjithashtu në këtë ceremoni.
Ata vendosën kurora lulesh pranë Monumentit të Pavarësisë në Sheshin e Flamurit në Vlorë. / Gazeta Enigma.