Grenell uron Shqipërinë në 112-vjetorin e Pavarësisë

Grenell uron Shqipërinë në 112-vjetorin e Pavarësisë

Ish-emisari amerika për dialogun  Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai ka theksuar mirënjohjen për miqësinë e përjetshme mes dy kombeve.

Më tej Grenell ka falënderuar po ashtu shqiptarët amerikanë të Michiganit për mbështetje në fitoren e Donald Trumpit në këtë shtet.

“Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve dhe shqiptaro-amerikanëve. Jemi mirënjohës për miqësinë e përjetshme mes dy kombeve tona. Dhe një falënderim i veçantë për shqiptarët amerikanë në Michigan që votuan për Donald Trumpin dhe ndihmuan në fitimin e këtij shteti”, ka shkruar Grenell në rrjetin social X. /Gazeta Enigma

Related Articles