Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka vizituar sot Zveçanin.
Ajo atje është pritur nga stërnipi i Isa Boletinit, Gazmendi, të cilin e ka ngatërruar me kryetarin e komunës, Ilir Peci.
Në një video të publikuar nga Kosovapress, shihet Gërvalla që i drejtohet “si jeni kryetar”, ndërsa Gazmend Boletini i thotë që është stërnipi i Isa Boletinit.
“Ah okej, më fal”, thotë Gërvalla.
Ndërsa dikush nga të pranishmit i thotë që kryetari është brenda.