Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Veseli për vdekjen e Fazli Veselit, babait të ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.
Në telegram thuhet se “Fazli Veseli i takon një gjenerate baballarësh që rritën dhe edukuan fëmijët e tyre në kohë dhe rrethana shumë të vështira, duke i rritur me idalin për t’i shërbyer vendit deri në arritjen e lirisë”.
“Në kohë dhe momente të vështira për famljen Veseli, vdekja e kryeplakut Haxhi Fazli Veseli është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë dhe të afërmit e tyre.
Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën Fazli Veselin.”, thuhet në telegram.
Njoftimi i plotë i LDK’së:
“E nderuar familje Veseli,
Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të prindit tuaj, Fazli Veseli.
Ndajmë dhe bashkëndiejmë dhimbjen tuaj.
Fazli Veseli i takon një gjenerate baballarësh që rritën dhe edukuan fëmijët e tyre në kohë dhe rrethana shumë të vështira, duke i rritur me idalin për t’i shërbyer vendit deri në arritjen e lirisë.
Në kohë dhe momente të vështira për famljen Veseli, vdekja e kryeplakut Haxhi Fazli Veseli është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë dhe të afërmit e tyre.
Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën Fazli Veselin.”
LDK – Zyra për Informim