Shpërthimi në veri, Kurti takohet me komandantin e KFOR-it

Shpërthimi në veri, Kurti takohet me komandantin e KFOR-it

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, zhvilluan një takim me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, pas sulmit terrorist në kanalin kryesor të Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Gjatë takimit, u diskutuan masat e sigurisë dhe përpjekjet për të hetuar ngjarjen dhe garantuar stabilitetin në rajon, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas një njoftimi nga ana e Qeverisë, në takim u diskutua rreth bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it në garantimin e sigurisë së infrastrukturës kritike dhe sigurisë në vend.

“Kurti falënderoi KFOR-in për gatishmërinë për të asistuar në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmi i mbrëmshëm dhe tejkalimin e situatës. Palët u pajtuan që të mbesin në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftim./GazetaEnigma/

Related Articles