Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmet që kanë ndodhur se fundi në komunat veriore të vendit janë sulme të dirigjuara nga Serbia.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se për sulmin e mbrëmshëm në kanalin kryesor të Ibër Lepencit, Kosova e mban përgjegjës Serbinë.
“Sulmet e vazhdueshme të grupeve kriminale dhe terroriste si këto të fundit edhe në stacionin policor në Zveçan, dhe afër objektit të Komunës së Zubin Potokut, edhe tani sulmi i fundit i ndodhur mbrëmë ndaj infrastrukturës kritike në Ibër Lepenc janë sulmet që dirigjohen nga Serbia, e ne për këtë e mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar”.
“Nuk është vetëm një sulm i rëndomtë, është një sulm i planifikuar mirë nga grupe apo organizata që janë profesioniste në kryerjen e sulmeve të tilla terroriste, të maksimaliziohet dëmtimi në dëm të shtetit të Kosovës dh qytetarëve të saj”.
“Pas këtij sulmi me eksploziv që është më i rëndi ndaj infrastrukturës kritike që nga përfundimi i luftës që atakoi sistemin e Ibër Lepencit që bëhet ftohja e kaldajave në Obiliqi dhe furnizimi me ujë i qytetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe në Mitrovicë të Jugut, Drenas, Skenderaj, Fushë Kosovë dhe një pjesë të Prishtinës”, ka thënë Sveçla.