Agim Ademi tregon se çka ndodhi në Rumani dhe si e pritën dënimin nga UEFA

Agim Ademi tregon se çka ndodhi në Rumani dhe si e pritën dënimin nga UEFA

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, tregoi se çfarë çoi deri tek ndërprerja e ndeshjes me Rumaninë si dhe zbuloi se a pret që Kosova ta fitojë rastin pas ankesës në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

“Ajo ndërprerje ndodhi mbushja e kupës. Edhe një herë domethënë sepse ka pasur shumë dilema, askush nuk e di pasi janë poshtë, janë në fushë, janë në atë presion”.

“Sa herë është afruar dikush, për shembull një lojtar me e marrë një top ose diçka, ato fyerje dhe sharje këto gjëra dhe ngarkohet njeriu dhe normalisht ishte momenti që u bë kjo çfarë u bë”.

“U futën brenda dhe gjithsesi nuk pati kuptim dalja më edhe u vendos ashtu ishte një vendim i përbashkët që mos të dalim të luajmë dhe thjesht po duam të krijojmë një standard”.

“Standardi është që këto gjëra duhet njëherë e përgjithmonë të ndalen edhe pse nuk e dimë kur do të ndalen, por të trajtohen si fyerje, sharje raciste që të jenë të dënueshme çdo herë”, ka thënë Ademi mes të tjerash.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Ademi i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Related Articles