Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se duke filluar nga e hënja është ndalur njësia B1, sipas një planifikimi të mëhershëm, raporton Gazeta Enigma.
Siç njofton kjo korporatë, gjatë kësaj ndalese të shkurtër dyditore, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve.
“Ky proces pritet të përfundojë nesër gjatë ditës, dhe njësia do të kthehet në prodhim në mbrëmje, rreth orës 20:00”.
Sipas tyre kjo ndalesë ishte e pashmangshme. “Kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në një njoftim për media të KEK-ut. / Gazeta Enigma.