Drita e ka mposhtur lehtësisht Rahovecin për të kaluar në të tetën e finales së Kupës së Kosovës në futboll.
Gjilanasit fituan me rezultat të pastër, 3:0 në ndeshjen e vlefshme për të 16-ën e finales.
Ensar Huruglica i kaloi vendësit në epërsi në fillim të lojës, ndërsa Veton Tusha shënoi për 2:0 në fillim të pjesës së dytë.
Ndërkaq, vulë këtij takimi i dha Arb Manaj, i cili shënoi për 3:0.
Nesër do të luhen 15 ndeshjet tjera të kësaj faze, kur edhe do të kompletohet e teta e finales së Kupës së Kosovës.