Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në rrjetin e tij social Facebook, ka publikuar disa pamje të municionit, armëve dhe uniformave, që sipas tij, janë gjetur të martën gjatë një bastisjeje në veri të vendit.
Ai ka thënë se ato janë gjetur në një ahur.
Sveçla ka njoftuar se përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, janë gjetur edhe uniforma të ushtrive të SHBA-së dhe Britanisë.
“Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj Britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera”, ka shkruar ai. Sveçla ka paralajmëruar se kushdo që tenton ta cenojë rendin kushtetues e sigurinë e vendit, do të ndëshkohet. /Gazeta Enigma