Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet i PDK-së, kandidon për deputet

Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet i PDK-së, kandidon për deputet

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, së fundmi i është bashkuar listës për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Memli Krasniqi.

Kryetari i këtij subjekt është shprehur se mirëpresin një zë të ri në PDK.

“Ky zë është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit tonë”, ka thënë Krasniqi.

Në videon që u bë e ditur se Altini do të jetë pjesë e PDK-së, i njëjti u shpreh se është krenar që është djal Jakup Krasniqit, sipas tij, një personaliteti që i kushtoi jetën e tij lirinë dhe pavarësisë së Kosovës.

“I frymëzuar nga trashëgimia e babait kam vendosur, se edhe unë mund të bëjë hapin tim, që t’i bashkohem PDK-së”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta Enigma


Related Articles