Arrestohet ukrainasi, u dha zyrtarëve policorë 50 euro për ta kaluar kufirin

Arrestohet ukrainasi, u dha zyrtarëve policorë 50 euro për ta kaluar kufirin

Një shtetat ukrainas është arrestuar në pikën kufiare në Vërmicë, pasi në hyrje të Kosovës, në kontroll të dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro me qëllim që t’i lejohet kalimi.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i njëjti nuk posedonte dokumente të nevojshme për të kaluar transit me veturë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Related Articles