Një rast alarmues dhune në familje është raportuar në kryeqytet, ku një burrë kosovar është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara, derisa gjatë kontrollit nga policia, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe katër fishekë.
Për shkak të rrezikshmërisë së situatës, prokurori i çështjes ka urdhëruar dërgimin e të dyshuarit në mbajtje.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe katër fishek. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.