Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, është deklaruar i pafajshëm gjatë procesit gjyqësor në Hagë, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas deklaratës së Fadilit, përmes një postimi në profiln e tij në Facebook ka reaguar me mburrje djali i tij, Fahri Fazliu.
”Fadil Fazliu, luftëtar i UÇK-së, vëlla i dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Ballëhapur, kokëlartë dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme! Krenar me ty Babloki jem!”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma/