Kurti e Vitia përurojnë invertarin e rinovuar të tri klinikave në Radiologjinë e QKUK-së

Kurti e Vitia përurojnë invertarin e rinovuar të tri klinikave në Radiologjinë e QKUK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin Arben Vitia kanë përuruar rinovimet e invertarit të Klinikës së Radiologjisë, Mjekësisë Nukleare dhe Klinikës së Biokimisë dhe Kirurgjisë.

Punimet në këto tri klinika janë kryer 90% dhe ky investim kap koston e 393 mijë euro në rregullimin e korridoreve dhe sallave përkatëse.

Në këtë ngjarje, kryeministri tha se Shërbimi Klinik i Mjekisë Nukleare është pajisur me aparaturën SPECT- CT, kostoja e të cilit është 850 mijë euro.

“SPECT CT përdor izotopet radio-aktive për të krijuar imazhe funksionale dhe për të treguar se si funksionojnë organet ashtu edhe indet në trupin e njeriut, paralelisht me CT që krijojnë imazhe strukturore në detaje për anatominë e trupit dhe kombinim i këtyre dy teknikave ndihmon në diagnostikimin më të saktë. Janë kryer edhe trajnime e nevojshme me stafin”,

Derisa ministri Arben Vitia, njoftoi se në vazhdim do të bëhen investime të tjera aparatura të reja dhe moderne, kështu që pacientët të diagnostikohen dhe trajtohen në Kosovë. /Gazeta Enigma

Related Articles