Ministrja Haxhiu: Legjislativi, rol vendimtar në krijimin e kornizës ligjore që sanksionon dhunën

Ministrja Haxhiu: Legjislativi, rol vendimtar në krijimin e kornizës ligjore që sanksionon dhunën

Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, mbajti sot konferencën me temën “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”, raporton Gazeta “Enigma”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se kjo konferencë është një mundësi për të ndryshuar gjendjen dhe për të përçuar mesazh se dhuna në familje nuk është çështje private, por ajo duhet të adresohet në institucionet e Republikës së Kosovës, është vepër penale dhe dënohet deri në tre vjet burg.

“Legjislativi ka një rol vendimtar në krijimin e kornizës ligjore që jo vetëm sanksionon dhunën, por edhe fuqizon mekanizmat për parandalimin e saj, ndërsa Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë ka bërë hapa të rëndësishëm përmes hartimit të ligjeve specifike dhe marrjen e një sërë masash që trajton dhunën ndaj grave dhe barazinë gjinore”, tha Haxhiu.

Related Articles