Turqia godet objektivat kurde në Sirinë verilindore

Turqia godet objektivat kurde në Sirinë verilindore

Turqia është duke goditur objektivat në Sirinë verilindore.

Kështu të paktën thuhet në raportimet e Reuters duke u bazuar në burimet e veta, përcjellë Gazeta Enigma.

Agjencia turke e inteligjencës shkatërroi 12 kamionë të ngarkuar me raketa dhe armë të rënda, dy tanke dhe depo municionesh që transportoheshin nga grupi militant kurd YPG në Sirinë verilindore, thanë këto burimet.

Turqia ka synuar prej kohësh grupet kurde në vend.

Izraeli dhe ShBA-ja kanë goditur gjithashtu objektiva në Siri që nga rënia e Asadit në një përpjekje për të ndaluar armët kimike të regjimit që bien në duart e ekstremistëve islamikë, raporton Skyneës, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles