Presidenca mbështet shoqatat dhe organizatat që merren me shëndetin mendor

Presidenca mbështet shoqatat dhe organizatat që merren me shëndetin mendor

Nën drejtimin e presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani, Këshilli për Demokraci e ka mbajtur një takim, në të cilin është trajtuar çështja e shëndetit mendor.

Gjatë këtij takimi u bë e ditur mbështetja e presidencës për shoqatat dhe organizatat që fokusohen në çështjet e shëndetit mendor.

“Takimi mblodhi së bashku përfaqësues nga institucionet, organizatat e shoqërisë civile që merren me shëndetin mendor dhe akterë të tjerë, të ndërlidhur me këtë temë”.

“Presidenca ripohoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për shoqatat dhe organizatat që fokusohen në çështjet e shëndetit mendor, duke pranuar rolin e tyre të domosdoshëm në ofrimin e kujdesit, avokimit dhe ndërgjegjësimit”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma

Related Articles