Ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare, futbollisti i Vushtrrisë, Erjon Morina.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar babai i tashmë të ndjerit.
“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty! Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”, ka shkruar ai.
Morina ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ai kishte pësuar një sulm gjatë një seance stërvitore. /Gazeta Enigma