Iniciativa për Mbikëqyrjen e Korrupsionit – CorrWatch, ka bërë një analizë të granteve të Ministrisë së Bujqësisë gjatë periudhës 2020-2023.
Sipas CorrWatch, disa biznese përfituese ushtrojnë veprimtari të cilat nuk lidhen me bujqësinë sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK).
CorrWatch ka gjetur se në vitin 2020-2021 kanë qenë 304 përfitues, 89 përfitues nuk figurojnë në faqen e ARBK-së apo në ndonjë platformë tjetër ku mund të hulumtohet më detajisht mbi të dhënat e biznesit të tyre.
15 prej tyre si Aktivitet Primar të Biznesit kanë regjistruar aktivitete të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me bujqësi.
Në vitin 2022 sipas kësaj organizate , 275 prej përfituesve figurojnë në rregull, 11 përfitues nuk figurojnë në faqen zyrtare të ARBK-së apo në ndonjë platformë tjetër ku mund të hulumtohet më detajisht mbi të dhënat e biznesit të tyre.
41 prej përfituesve prej tyre si aktivitet primar të Biznesit kanë regjistruar aktivitete të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me bujqësi dhe 4 prej tyre figurojnë si biznese jo aktive.
Po ashtu sipas kësaj iniciative 142 përfituese kanë regjistruar biznesin e tyre në vitin 2023, ndonëse thirrja për grante është hapur në vitin 2022.
Po ashtu CorrWatch ka analizuar edhe grantet për vitin 2023.
Sipas kësaj CorrWatch kanë qenë 446 përfitues, 271 prej përfituesve figurojnë në rregull, 48 përfitues nuk figurojnë në faqen zyrtare të ARBK-së apo ndonjë platformë tjetër ku mund të hulumtohet më detajisht mbi të dhënat e biznesit të tyre.
14 prej përfituesve prej tyre si Aktivitet Primar të Biznesit kanë regjistruar aktivitete të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me bujqësi
4 prej tyre figurojnë si biznese jo aktive
123 përfitues kanë regjistruar biznesin e tyre në po të njëjtin vit.