Sveçla viziton policët e aksidentuar në veri

Sveçla viziton policët e aksidentuar në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sapo ka ardhur nga Kroacia në Kosovë ka vizituar tre policët që gjenden për trajtim në QKUK, raporton Gazeta “Enigma”.

Sveçla përmes një postimi në profiline tij zyrtar në Facebook ka deklaruar se bashk me ministrin Vitia kanë takuar edhe mjekët që janë duke i trajtuar policët e aksidentuar në veri të vendit.

“Sapo mbërrita mbrëmë nga Kroacia vizitova në QKUK tre policët tanë që po marrin trajtim mjekësor. U takova po ashtu edhe me familjarët e kolegët e tyre. Me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia takuam mjekët që po përkujdesen për shëndetin dhe trajtimin adekuat. Ata na njoftuan e siguruan se janë duke i trajtuar policët me kujdesin më të lartë profesional”, ka shkrua ministri Sveçla.

“Teksa gjendja e tyre fatmirësisht po përmirësohet, falënderoj përzemërsisht të gjithë mjekët të cilët nga mbrëmë kanë bërë të pamundurën që policët tanë të kenë kujdesin dhe trajtimin e nevojshëm për rikuperimin e tyre”, tha ai.

Tutje Sveçla ka shtuar se “shkaqet e aksidentit po hetohen por jam shumë i lumtur që djemtë tanë janë jashtë rrezikut për jetë”.

“Iu uroj të kthehen sa më shpejt në detyrë, në shërbim të qytetarëve e vendit tonë”, tha ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles