Liverpooli ka luajtur baras me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët të cilët realizuan në minutën e 11-të përmes Andreas Pereiras për rezultatin 1-0.
Në minutën e 17-të Liverpooli mori një goditje të madhe pas përjashtimit me karton të kuq të Andy Robertson.
Kjo nuk bëri që vendasit të zmbrapsen pasi në minutën e 47-të ata ia dolën të shënojnë për 1-1 përmes Cody Gakpos i cili u asistua nga Mohamed Salah.
Fulhami shënoi sërish për të rikthyer avantazhin, kësaj radhe përmes Rodrigo Muniz i cili në minutën e 76-të realizoi për 2-1.
Pak minuta pa përfunduar koha e rregullt, Liverpooli e gjeti sërish rrugën e rrjetës me anë të Diogo Jotas i cili në minutën e 86-të realizoi për 2-2.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit rrjetat mbetën të paprekura dhe kështu Liverpooli barazoi për javën e dytë radhazi pas barazimit ndaj Newcastle United.
Liverpooli vazhdon ende si lider në tabelë me 36 pikë të grumbulluara, pesë më shumë se Chelsea në vendin e dytë që ka 31 sosh dhe nesër (e diel) luan ndaj Brentfordit.