Një dron ukrainas raportohet se ka goditur një kampus që i përket Gardës Kombëtare të Rusisë, në rajonin rus të Çeçenisë.
Sipas disa pamjeve të publikuara, droni fluturoi poshtë kryeqytetit çeçen, Grozny, rreth 800 kilometra në juglindje të vijës së frontit në Ukrainë, para se të shpërthente.
Gjithashtu theksohet se deri më tani nuk është raportuar për viktima, raporton AP, transmeton Gazeta Enigma.
Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, konfirmoi se droni ka qëlluar një vend që i përkiste batalionit të policisë së trazirave.
Ai ka shtuar se dy dronë të tjerë janë rrëzuar. Lideri çeçen është zotuar për hakmarrje ndaj forcave ukrainase, duke thënë se ka urdhëruar një sulm me raketa kundër objektivave ushtarake në Kharkiv.
Rusia pretendon se i ka rrëzuar 15 dronë të ushtrisë ukrainase. /Gazeta Enigma
The moment a Ukrainian UAV hit the OMON base in Grozny, the capital of Russia’s Chechnya republic. pic.twitter.com/Pyt9YGddXA— KyivPost (@KyivPost) December 15, 2024