Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se ka nënshkruar njëkontratë me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE).
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai ka thënë se me këtë kontratë po vendosen themelet e industrisë së mbrojtjes së Kosovës.
“Sapo nënshkruam kontratë me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), me të cilën po vendosim themelet e industrisë sonë të mbrojtjes”, ka shkruar Kurti.
Më tej ai shtoi se me këtë kontratë përveç makinerisë prodhuese përfshihet edhe trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, si dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe për kalibrim.
Gjithashtu, shefi i qeverisë është shprehur se me të filluar prodhimi, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100 për qind vendore.
“MKE merr përsipër ta vë në funksion fabrikën e municioneve e cila do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s. Në këtë kontratë, përveç makinerisë prodhuese përfshihet edhe trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, si dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe për kalibrim. Me të filluar prodhimi, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore”, shkroi Kurti. /Gazeta Enigma